VIDEO-FOTO/ Vjen stuhia, nxihet qielli: Pamje spektakolare nga bregdeti i jugut

Një stuhi e fortë me erëra, breshër, rreshje shiu dhe tornado kaloi dje dhe mbrëmë përmes Italisë, tashmë po mbërrin në Ballkan dhe Shqipëri. Reshjet e shiut kanë nisur gjatë mesditës së sotme në vendin tonë, ndërsa bregu është mbushur me re të zeza dhe erëra të forta duke sjellë edhe pamje spektakolare për mënyrën se si janë pozicionuar retë në raport me detin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave janë boshatisur plazhet, ndërsa kapiteneria e Vlorës ka bërë thirrje që të bëhet kujdes me daljen në det për shkak të dallgëve.

AlbEu sjell pamje spektakolare nga bregdeti i jugut të vendit.

Pamjet satelitore tregojnë se pjesa e poshtme e stuhisë po lëviz më ngadalë, se pjesa e sipërme që tashmë ka arritur të shtrihet në Slloveni, duke shkaktuar edhe përmbytje.

Siçilia dhe jugu i Italisë mund të preken nga stuhia ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, moti i keq do të zgjatë 2 apo 3 ditë dhe më pas do të shkojë drejt normalizimit. /albeu.com