Flamurtari dhe Burreli u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë së Parë, e zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” në orën 18:30.
45 minutat e para u karakterizuan nga një duel i fortë, me të dyja skuadrat që kërkuan të merrnin avantazhin, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.
Të lidhura
None found
Burrelit iu dha mundësia të kalonte në epërsi në minutën e 68-të, kur arbitri akordoi 11-metërsh pas një ndërhyrjeje të ashpër brenda zonës.
Albi Xhabrahimi u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe i dha avantazhin ekipit të tij.
Flamurtari reagoi në fund dhe, kur gjithçka po shkonte drejt fitores së Burrelit, Denis Pjeshka shënoi në minutën e 96-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Me këtë rezultat, të dyja skuadrat marrin nga një pikë.
Goli i Albi Xhabrahimit
Goli i Denis Pjeshkës
