Recep Tajip Erdogan u konfirmua dje president i Republikës së Turqisë duke fituar me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.
Pas shpalljes së fitores, Erdogani ka kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. Video po bën xhiron e rrjetit.
Mbështetësit e Rexhep Tajip Erdogan festuan gjatë natës pasi presidenti për një kohë të gjatë i Turqisë siguroi pesë vjet të tjerë në pushtet.
Në fjalën e tij pas shpalljes së fitores, Erdogani falenderoi të gjithe ata që e votuan.
“Sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra. Ne përjetuam një festë të demokracisë. Ju dolët në zgjedhje dhe duke pasur parasysh të ardhmen e fëmijëve tuaj shprehët vullnetin tuaj. Ju faleminderit të gjithëve”./albeu.com/