Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.
Një familje që po udhëtonte me makinë me targat “TR” drejt Malit të Zi është dhunuar nga doganierët malazezë.
Siç shihet edhe në video të gjithë familjarët që udhëtonin me makinë janë nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga policia malazeze.
Edhe kryefamiljari është nxjerrë me forcë pavarësisht moshës së tij të madhe.
Shqiptarët e tjerë që po prisnin radhën për të kaluar në Pikën Kufitare të Muriqanit, kanë ndërhyrë menjëherë duke u kërkuar llogari policëve. “Ça je tu ba mor zotëri”, dërgohet të thotë kryefamiljari që ëhstë dhe shofer në mjet.
Ndërkohë, personat e tjerë që ndërhyjnë për të ndalur trajtimin skandaloz ju drjetohen policëve me fjalët “Ju nuk jeni shqiptarë o vëlla, jo nuk jeni shqiptarë o vëlla”. Kur janë bërë disa orë nga kjo ngjarje skandaloze, nga shteti shqiptar nuk ka asnjë reagim./Albeu.com/