VIDEO/ E reja “proteston” nudo para Prokurorisë në Tiranë

Qytetarët në Tiranë janë përballur me një pamje të pazakontë këtë të mërkurë.

Një vajzë e re ka zgjedhur të shkoje  sot para Prokurorisë së Tiranës nudo. Video është publikuar në Facebook nga ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili thotë se vajza në video është shtetase e huaj.

“Për moshën mbi 18 vjeç. Një shtetase e huaj proteston nudo para Prokurorisë Felaj, per zgjatjen e procesit gjyqësor!”, shkruan Berisha në Facebook.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja që ka çuar të renë të  marrë vendimin të shkojë nudo ne Prokurori. Nuk përjashtohet mundësia që veprimi i saj të jetë në shenjë proteste, ashtu sikurse edhe mundësia që të ketë probleme të shëndetit mendor.

/albeu.com/