Një lumë reagimesh ka shkaktuar David Beckham, i cili puthi në buzë vajzën e tij 12-vjeçare, Harper.
Kjo nuk është hera e parë që ai puth në buzë vajzën, dhe pavarësisht kritikave që mori herën e kaluar në rrjetet sociale, nuk ka ngurruar ta puthë sërish.
Këtë herë arsyeja e puthjes në buzë mes babait dhe vajzës ishte përgatitja e Beckham për Javën e Modës në Paris.
Në video, Harper shihet duke pluhurosur fytyrën e babait të saj nën tingujt e këngës Style të Taylor Swift. Kur përfundon procedura, 12-vjeçarja anon nga babai i saj i cili i jep një puthje në buzë.
View this post on Instagram
“Marrëdhënia mes babait dhe vajzës është e bukur, por puthja në buzë nuk më dukej e drejtë. Ajo është një vajzë e re tani dhe jo një bebe”, ka komentuar një nga ata që kanë parë videon e postuar nga David Beckham në Instagram .
Mirëpo, ka pasur nga ata që kanë mbrojtur futbollistin.
“Çdo vajzë ka nevojë për një baba si ai”, “kjo është diçka e çmuar”, “mos ki turp të puthësh vajzën, marrëdhënia jote është e bukur”, këto janë disa nga komentet n në Instagram./Albeu.com