VIDEO/ “Cekja” dhe Rita Lati “djegin” skenën duke kërcyer

Për Sejfulla Myftarin ose si të gjithë e njohim “Ceken e Beratit” dhe artisten Rita Lati, mosha është thjesht numër. Ndonëse vitet kalojnë, dy artistët e mirënjohur shqiptarë vazhdojnë të jenë të rinj në shpirt dhe ende na japin ato emocione aq të forta sa dhe i kanë dhënë dikur, me skeçet dhe paroditë.

Së fundmi, një gëzim i ka bërë së bashku. Në një video e cila është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, dy aktorët shihen teksa kërcejnë së bashku me njëri-tjetrin. Ajo që vëmë re është harmonia që kanë dhe kombinimi perfekt, njëjtë si në humor po ashtu dhe në kërcim.

Të lidhura

None found

Por, s’mund të lëmë pa komentuar dhe diçka tjetër, paraqitjen e Ritës, artistja e cila gjithmonë para publikut është shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël. Edhe në këtë video ndjekësit e kanë cilësuar si “Marilyn Monroe e Shqipërisë”.

@arbenrrugia♬ suono originale – arbenrrugia


Shtuar 1.10.2023 08:26