Një klip nga konferenca për shtyp e dhënë nga Joe Biden pas takimit 4-orësh që pati me Xi Jinping, ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi presidenti amerikan e pa të arsyeshme të thoshte se vazhdon ta shohë homologun kinez si “diktator”, një deklaratë që në të kaluarën ka zemëruar Pekinin.
Komenti specifik i presidentit amerikan erdhi në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari që donte të dinte nëse Biden ende e konsideron udhëheqësin kinez një “diktator”, siç kishte deklaruar në fillim të këtij viti.
SEE THIS: Secretary of State Antony Blinken reacts to President Biden off-the-cuff remark calling China’s Xi Jinping a dictator. https://t.co/5RSY22R2J1 pic.twitter.com/zngQb02zcV
— Moshe Schwartz (@YWNReporter) November 16, 2023
“Ai është një diktator në kuptimin që ai sundon një vend, një vend komunist, ku forma e qeverisjes është krejtësisht e ndryshme nga e jona”, tha presidenti amerikan, duke i habitur ata që prisnin që ai të fokusohej vetëm në pozitivitetin e samitit dhe të lartësonte rezultatet e tij.
Një nga arsyet që klipi është bërë viral në Tëitter është reagimi i Blinken ndaj pranimit publik të Bidenit se ai ende ka të njëjtin mendim për Xi Jinping.
Shumë komentues “panë” zhgënjim të thellë në shikimin e ulur të Blinken, duke spekuluar se deklarata e presidentit amerikan ishte një surprizë jashtëzakonisht e pakëndshme për të pas shumë muajsh punë të palodhur për të realizuar këtë takim!
“Po vdes nga turpi”, “duket sikur do të shkojë të fshihet” janë disa nga komentet që përshkruajnë “shprehjen e ankthit” të sekretarit Blinken.
“Stili i një njeriu që e di se e pret një natë në punë”, vëren një tjetër komentues.
Takimi katërorësh, në një vend luksoz rreth dyzet kilometra larg San Franciskos, ishte “konstruktiv dhe produktiv”, sipas zotit Biden.
80-vjeçari demokrat tha gjithashtu se dy burrat tani kanë aftësinë të marrin telefonin dhe të flasin “direkt dhe drejtpërdrejt” me njëri-tjetrin në rast krize./albeu.com