Armando Broja e mbylli para kohe paraqitjen e tij në sfidën Lincoln – Burnley, e vlefshme për javën e 12-të të Championship-it në Angli, pasi u detyrua të largohej nga loja për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë vetëm 13 minuta. Pas një tërheqjeje muskulore, 25-vjeçari kërkoi menjëherë ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa arbitri Parson ndërpreu përkohësisht ndeshjen.
Të lidhura
None found
Broja po kalon një periudhë jo të mirë në aspektin e formës dhe tashmë përballet edhe me shqetësime fizike. Për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për një tërheqje të lehtë apo për një dëmtim më serioz, që mund ta mbajë shqiptarin për një kohë të gjatë jashtë fushës.




