VIDEO/ A je bashkëkryetar apo çfarë? Edi Rama ngre zërin rrugëve të Romës, me kë debaton kryeministri

Teksa ecte në rrugët e Romës, kryeministri Edi Rama, është filmuar nga një kalimtar teksa flet me tone të larta në telefon.

Nuk dihet se cili është bashkëbiseduesi nga ana tjetër e telefonit, por kryeministri shihet i acaruar dhe ngre zërin teksa flet.

“Mbledhje grupi… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri.

 


Shtuar 13.11.2025 13:54