Victoria Beckham nuk do të stilojë fustanin e nusërisë së partneres së djalit të saj.
Brooklyn Beckham do të martohet me Nicola Peltz këtë të shtunë në rezidencën e familjes së saj në Palm Beach, Florida dhe Peltz i është drejtuar shtëpisë italiane të modës Valentino për ta veshur për ditën e saj të madhe, me ndihmën e stilistes Leslie Fremar.
“Nicola i beson Leslie-s totalisht dhe, ndërsa fustani i saj po bëhet nga Valentino, Leslie është personi që ajo i është drejtuar për të ndihmuar në mënyrën se si do ta kombinojë me aksesorët dhe si do të ketë flokët dhe grimin e saj”, tha një burim për Daily Mail këtë javë.
”Ne kemi qenë në Romë dy herë, duke parë të gjithë në atelie, ata janë thjesht kaq të talentuar,” tha Peltz.
“Herën e parë që shkova në Romë, solla mamin dhe vëllanë tim Brad, dhe më pas Leslie Fremar, e cila është një nga mikeshat e mia më të mira në të gjithë botën. Është vërtet një gjë e bukur dhe është shumë emocionuese.”
Megjithëse burimet më parë pohuan se vjehrra e saj, Victoria Beckham, do ta stilonte fustanin e Peltz, nuk qenka kështu. Mbetet për t’u parë nëse Victoria do të përfshihet në fustanet e dasmës./albeu.com