Një 76-vjeçare në Berat është gjetur e vetëvarur në banesën e saj. Ajo është gjetur pa shenja jete nga fqinjët dhe nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.
76-vjeçarja Anastasi Pjetri është nënë e tre fëmijëve jetimë, dhe jetonte me djalin në Gjirokastër. Kishte rreth 10 ditë që kishte ardhur në banesën në Berat. Ndërsa dy djemtë e tjerë, njëri jeton në Greqi dhe tjetri në Kanada.
Kohëve të fundit, e moshuara kishte shfaqur shenja depresioni dhe i kishte kërkuar djalit ta çonte pranë banesës në Berat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com