“Vetëm se ishte mik i shqiptarëve”, Kurti: Deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan Senatorin Dole në një minutë heshtje

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole, I cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Por, deputetët serbë nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Kjo sipas deputetes së LVV-së, Tinka Kurti, është bërë vetëm sepse Dole njihej si mik i shqiptarëve.

Kurti shkruan se deputetët serbë janë ende te politika e para 20-30 viteve.

Postimi i plotë i saj:

Deputetet e Listes Serbe nuk ngrihen ne kembe ne minutin e heshtjes per nderimin e vepres se diplomatit amerikan Bob Dole.

Vec pse njihej si miku i shqiptareve sot nuk jane as te e njerezishmja. Ata po i hakmerren per qendrimet e tij, sidomos ne vitet e ’90-ta. Pra ende jane te politika e para 30 e 20 vjetesh.

 

As te minimumi i respektit ne raste vdekjesh ku bashkohen njerezimi./albeu.com/