Venezuela në alarm pas dy tërmeteve shkatërruese, kërkimet vazhdojnë mes raportimeve për mbi 50 mijë të zhdukur

Pas dy tërmeteve të forta me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën Venezuelën të mërkurën pasdite, vendi vijon të jetë nën tronditjen e katastrofës, ndërsa të afërm dhe fqinjë po gërmojnë në rrënoja në kërkim të njerëzve të tyre.

Ministri i Shëndetësisë i Venezuelës, Carlos Alvarado, deklaroi për mediat shtetërore se deri tani janë konfirmuar të paktën 235 viktima dhe 4,300 të plagosur.

Të lidhura

None found

“Fatkeqësisht, 235 persona që mbërritën pa shenja jetësore ose vdiqën pas mbërritjes në mjediset tona shëndetësore”, u shpreh Alvarado.

Autoritetet druhen se bilanci i viktimave mund të rëndohet edhe më tej, pasi raportohet se më shumë se 50,000 persona rezultojnë të zhdukur.

Mëngjesin e së enjtes, venezuelianët u përballën me skena apokaliptike: godina të kthyera në grumbuj rrënojash, orendi të varura nga dritaret dhe helikopterë që fluturonin mbi zonat e goditura. Ndërtesa të tëra janë shembur, ndërsa rrugë të shumta janë çarë përgjysmë.

Ndërkohë, familjarët po publikojnë fotografi të të afërmve të tyre në një faqe interneti për personat e zhdukur, ndërsa të tjerë po qarkullojnë lista të shkruara me dorë me emra gjatë kërkimeve. Edhe venezuelianët që ndodhen jashtë vendit po përpiqen të lidhen me të afërmit, mes ndërprerjeve të shërbimit telefonik në vend.

Në të njëjtën kohë, ekipet e kërkim-shpëtimit po nxitojnë drejt zonave të prekura, ku ndërhyrjet po zhvillohen në kushte të vështira dhe nën frikën se shumë persona mund të jenë ende të bllokuar.

Këto dy tërmete konsiderohen ndër më të fuqishmit e regjistruar në Venezuelë në më shumë se një shekull. Lëkundjet janë ndier në një pjesë të madhe të rajonit, ndërsa për shkak të tyre janë evakuuar ndërtesa edhe në zona të Amazonës në Brazil.

Për shkak të përmasave të katastrofës, Departamenti i Thesarit i SHBA-së bëri të ditur pezullimin e përkohshëm të disa sanksioneve deri më 23 tetor.

Sipas njoftimit, ky vendim ka për qëllim të lejojë transaksionet që lidhen me ndihmën humanitare dhe operacionet e rehabilitimit në Venezuelë, të cilat nën regjimin aktual të sanksioneve do të ndaloheshin.


Shtuar 26.06.2026 10:24

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet