Një person që jetonte në shpellë në Serbi ka vendosur të vaksinohet.
Bëhet fjalë për Panata Prtoviç, i cili para 20 vitesh, vendosi të distancohej nga jeta sociale dhe të jetonte në një shpellë, thellë në malet serbe. Vitin e kaluar, në një vizitë në një qytet, ai mësoi mbi pandeminë e COVID-19.
Kështu, burri zgjodhi të vaksinohet, duke ecur me mendimin që virusi nuk zgjedh, madje, ai tanimë i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.
“Ai (virusi) nuk zgjedh. Do të vijë edhe këtu, në shpellën time”, thotë plaku 70-vjeçar për agjencinë AFP në shpellën që ndodhet në malin Stara Planina, në jug të Serbisë.
I moshuari sipas raportimeve jeton me kërpudha dhe peshq që i zë në një përrua aty afër shpellës. Por ndonjëherë zbret në qytet për të kërkuar ushqim të ngrohtë./albeu.com/