Vendimi i qeverisë, zbulohet shteti ku do të njihen patentat shqiptare

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e qeverisë njoftoi se ka miratuar marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

Njoftimi:

Kryeministri Edi Rama

V e n d i m

Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.