Elhan Kastrati nuk është më pjesë e ekipit të Bundesliga 2, Eintracht Braunschweig. Portieri 29-vjeçar i Kombëtares shqiptare dhe klubi gjerman kanë vendosur bashkërisht t’i japin fund marrëveshjes mes tyre.
Vetë skuadra nga Braunschweig konfirmoi lajmin e largimit të gardianit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar. Në njoftimin zyrtar, të njohurit si Luanët shprehën mirënjohjen dhe i uruan suksese në vazhdim.
Të lidhura
None found
“Luanët janë ndarë me portierin Elhan Kastrati. 29-vjeçari luajti dy ndeshje në ligë për verdheblutë sezonin e kaluar. Kontrata e tij tani është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Të urojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese në përpjekjet e tua të ardhshme, Eli!”, thuhet në deklaratë.
Kastrati i ishte bashkuar gjermanëve në gusht të vitit 2025, pas një periudhe te Cittadella në Itali. Megjithatë, aventura e tij në Braunschweig zgjati shumë pak, duke u kufizuar në vetëm dy paraqitje zyrtare.
