Vendimet e Kryesisë së PS, kush janë delegatët e rinj në qarkun Tiranë

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të ndryshojë disa prej delegatëve në qark.

Mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në Tiranë.

Po në Tiranë delegat i PS do të jetë edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti.

E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 11:18