“Vendi nuk mëkëmbet nga vjedhjet”, Rama: Nuk i tradhtoj ata që më kanë zgjedhur duke fjetur apo duke u ulur pantallonat të huajve

Në postimin e fundit të kryeministrit, ku është videoja e konferencës për luftën në Ukrainë, një qytetar i kujton Edi Ramës hallet e popullit.

Ai shkruan se duhen rritur rrogat dhe se vendi nuk po mëkëmbet për shkak të korrupsionit.

Rama i është përgjigjur se vjedhjet ia ka lënë atyre që besojnë se çdo gjë që fluturon hahet, ndërsa shton se ata që e kanë zgjedhur për kryeministër, nuk i tradhton duke vjedhur, duke fjetur gjumë apo duke u ulur pantallonat të huajve.

Komentuesi: Helli ka pak jave qe ka fillu, po populli ka 30 vite qe mashtrohen e ka shume familje qe nuk arrin ti paguajn drita ujin e taksat e tjera rritni rrugat qe te letesohen po te vidhni gjithecili nga ju nuk arrini te mkembeni nje vend si shqiperia

Rama: Vjedhjet ua kam lene atyre qe kujtojne se ne varreza bejne pune kontot bankare dhe atyre qe besojne se cdo gje qe fluturon hahet, nderkohe qe mashtrimet ua kam lene atyre qe e lane Shqiperine mes plehrave e rrumpalles dhe sot kerkojne llogari, bashke me disa qe u shkojne mbrapa symbyllur! Per sa me takon mua, une bej gjithcka mundem, patjeter bej edhe gabime, me siguri me shume se sa une i di vetes, po ama kurre nuk i tradhetoj ata qe me kane bere nderin e madh te me zgjedhin ne krye, as duke vjedhur, as duke mashtruar, as duke fjetur gjume, as duke ulur pantallonat para te huajve./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 21:19