“Vendi ka nevojë për një president të qendrës”, kush është demokrati konservator që synon Shtëpinë e Bardhë

Senatori Joe Manchin III, demokrati konservator i Virxhinias Perëndimore, i njohur për marrëveshjet me partinë kundërshtare, si dhe për kundërshtimin e disa prej synimeve më ambicioze të partisë së tij, njoftoi të enjten se nuk ka ndërmend të rikandidojë gjë që zvogëlon ndjeshëm shanset që demokratët të rifitojnë kontrollin e Senatit në zgjedhjet e vitit 2024, të cilat ata i mbajnë aktualisht me një shumicë të vogël prej 51 vendesh ndaj 49 republikanëve.

Në vend të kësaj, Manchin, i cili shihet si i aftë për të mposhtur kundërshtarin e tij republikan në një shtet shumë të kuq, tha se do të vazhdojë karrierën e tij politike duke eksploruar nëse vendi ka nevojë për një president të qendrës që nuk i përket asnjërës parti. Kjo deklaratë ka shqetësuar shumë në kampin demokratik se Manchin mund të kandidojë për president në vitin 2024.

Disa nga aleatët e tij janë skeptikë nëse Manchin do të vazhdojë përfundimisht dhe do të kërkojë votën e popullit amerikan për postin më të lartë të vendit. Një fushatë e pavarur do të kushtonte qindra miliona dollarë dhe Manchin nuk ka treguar në të kaluarën se ka aftësinë për të mbledhur shuma të tilla në favor të tij. Nga ana tjetër, shumë komentojnë se së fundmi senatori ka “flirtuar” me partinë centriste No Labels.

Historia ka treguar se politikanët e pavarur që garojnë për presidencën e vendit, sidomos në një kohë kaq të avancuar (një vit para zgjedhjeve), nuk arrijnë të mbledhin përqindje më të larta se 2%-3%. Megjithatë, me sondazhet e javëve të fundit, që tregojnë se presidenti Joe Biden po përpiqet të marrë 50% të kërkuar, rrjedhja e votuesve në partitë e tjera është një luks që nuk ekziston.


Shtuar 11.11.2023 09:04