Personat që kanë probleme me venat e zgjeruara i dinë mirë vështirësitë që sjell vera dhe temperaturat e larta Nxehtësia zgjeron enët e gjakut dhe intensifikon probleme të tilla si dhimbje, kruajtje, ndjesi djegieje, therje dhe rëndim në këmbë.
Këto janë probleme që përkeqësohen ndjeshëm në periudhën e verës dhe shpesh pacientët thonë se kur vjen vera është më e keqja për ta.
Si të shmangni përkeqësimin?
Mjekët kanë zbuluar se si të shmangni përkeqësimin e venave të zgjeruara në vapë.
Rekomandohet që të lëvizni më shumë, të jeni më aktiv fizikisht dhe ekspertët rekomandojnë not, çiklizëm dhe ecje në natyrë.
Është gjithashtu e rëndësishme të pini më shumë lëngje, të mos qëndroni shumë në diell, si dhe të bëni dush (sidomos këmbët) me ujë të nxehtë dhe të ftohtë të alternuar./albeu.com