“Vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja lirohet një orë pas arrestimit”, Berisha: Urdhër i Ramës

Vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, Flamur Rraja, është lënë i lirë një orë pas arrestimit të tij nga Policia, pas dhunimit brutal të një familje në Fushë-Krujë.

Lajmin e bën të ditur kryedemokrati Sali Berisha i cili ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari digjital.

Sipas kryedemokratit, Flamur Rraja është liruar me urdhër direkt të kryeministrit Rama.

Berisha ka dënuar aktin e rëndë kriminal, siç e cilëson ai lirimin e vëllait të ish deputetit socialist, duke shtuar se një veprim i tillë tregon bashkëpunimin direkt të krimit dhe Ramës.

Reagimi:

Lirohet pas arrestimit me urdhër të Edi Ramës mafiozi Flamur Rraja që keqtrajtoi shtazërisht anëtarë të fisit Maja dhe më vonë familjen Caca.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunimit direkt të krimit me Edi Ramën.

Pershendetje Dr. Narko Policia e Krujes me urdher direkt te Edi Rames pas nje ore qe “arrestoj” kriminelin Flamur Rraja pas nje ore e le serish te lire!


Shtuar 16.11.2024 22:56