Një 69-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në momentin kur ështe futur në det për tu larë.
Viktima kishte shkuar në plazh me famijen e saj dhe taksa është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det në Velipojë.
Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.