Që në orët e para të mëngjesit, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurë në Peqin, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të gjera me ullinj dhe bimësi.
Flakët janë shtrirë në një zonë të gjerë, ndërsa forcat zjarrfikëse po vazhdojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.
Të lidhura
None found
Në ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, teksa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson punën e ekipeve në terren.
Përpjekjet për neutralizimin e vatrave po vijojnë, ndërsa raportimet nga terreni flasin për sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarri në të dy fshatrat.
