Transportonin 4 afganë drejt Malit të Zi, arrestohen dy shtetas të huaj në Shkodër

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën duke transportuar me automjet katër shtetas nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi.

Operacioni i koduar “Transit 2”, u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të lidhura

None found

Në pranga kanë rënë shtetasi azerbajxhanas M. A., 59-vjeç, dhe shtetasi turk C. D., 36-vjeç. Policia Kufitare i ndaloi ata në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, teksa C. D. drejtonte automjetin, ndërsa M. A., pronari i mjetit, ndodhej si pasagjer.

Sipas policisë, dy të arrestuarit po transportonin kundrejt pagesës katër shtetas afganë, të cilët dyshohet se kishin si destinacion kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror me Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti që përdorej për transportin e emigrantëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 1.10.2026 14:00

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş