Mickoski u kërkon studentëve: Mësoni jashtë, por kthehuni në Maqedoni

Kryeministri Hristijan Mickoski i nxiti studentët e rinj të përfitojnë nga mundësitë për studime dhe përvoja jashtë shtetit, por njëkohësisht theksoi se ata duhet të kthehen e të japin kontributin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Në fjalën e tij para studentëve gjatë orës së parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Mickoski vuri në dukje se sfida e mirëfilltë mbetet përkushtimi ndaj familjes dhe vendit. “Kudo që të shkoni, kthehuni në shtëpi dhe së bashku të luftojmë për vendin tonë”, porositi ai.

Kryeministri u drejtua edhe profesorëve, duke i ftuar që përveç dijes t’u shërbejnë studentëve si edukatorë dhe shembull. Ai ndau gjithashtu përvojën e vet nga koha jashtë vendit dhe tha se gjithmonë kishte zgjedhur të rikthehej.

Rektori Dejan Mirakovski i kujtoi studentët se universiteti nuk shërben vetëm për të siguruar një diplomë, por është një mjedis ku lindin ide dhe përvetësohet dija. Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajllov, i motivoi studentët të përdorin programin Erasmus+, të ndjekin studimet jashtë dhe të fitojnë përvojë ndërkombëtare.


Shtuar më 1.10.2026 16:27

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş