Vdes i moshuari në Përmet, hidhet nga kati i katërt i pallatit

Një 78-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Përmet. I moshuari mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:55, në lagjen “Partizani”. Viktima është identifikuar si Xh. M., i cili në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhurnga pallati.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Gjirokastrës.

Më herët një 39-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati në Gjirokastër, duke humbur jetën, disa minuta më pas në spital.


Shtuar 15.03.2021 11:49