Vdekjet nga AstraZeneca, EMA: Vaksinohuni, nuk ka asnjë rrezik!

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se ekspertët, që hetojnë një lidhje të mundshme midis vaksinës “AstraZeneca” dhe mpiksjes së gjakut, nuk kanë gjetur faktorë që paraqesin rrezik, përfshirë moshën, por po vazhdojnë analizën e tyre.

EMA tha se komiteti i sigurisë pritej të bënte “rekomandime të azhurnuara” mbi vaksinën. Ditën e djeshme, Gjermania, si vendet e tjera, ndaloi përdorimin e produktit për moshat më të reja se 55-vjeç, pasi regjistroi disa raste të problemeve të trombozës, pavarësisht faktit se EMA siguroi se vaksina është e sigurt.

“Aktualisht, testet nuk kanë identifikuar faktorë specifik të rrezikut të tillë si mosha, seksi ose një histori mjekësore e trombozës për këto raste të rralla, të regjistruara për ndërlikimet tek njerëzit e vaksinuar me AstraZeneca.

Asnjë lidhje shkakësore nuk është vendosur me vaksinën, por është e mundur dhe analizat e mëtejshme janë duke vazhduar.

Përfitimet e AstraZenecas në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19, me rreziqet e tij të lidhura me vdekjen dhe shtrimin në spital, tejkalojnë rreziqet e saj të mundshme…”

 


Shtuar 31.03.2021 20:53