Vdekja e fizioterapistit të Kombëtares, Rama: Ditë e zymtë për kuqezinjtë!

Ditën e sotme u nda nga jeta Ylli Mihali, mjeku fizioterapist i djemve të Kombëtares së futbollit.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngullëshimet dhe shkruan se e sotmja ka qenë një ditë e zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist.

Postimi i Ramës:

YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 14:12