Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në kopshtin e institucioni Arsimorë Jopublikë “Flatrat e dijes” në Fier, ku ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç.
Lidhur me ngjarje ka folur edhe daja i të miturit i cili është shprehur se në urgjencë 3-vjeçari kishte shkuar pa shenja jete dhe se mjeku i kishte thënë se kishte një shenjë në grykë.
“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi”, tha daja. /albeu.com/