EMRI/ Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, arrestohet edukatorja

Policia ka vënë në pranga edukatoren Rexhina Binjaku, e kopshtit në Fier, ku humbi jetën fëmija 3-vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e saj

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku fëmija, ndërsa po kapte çantën në varësen, është mbytur me kapuçin e xhupit. Edukatoret e kopshtit e kanë gjetur të shtrirë në tokë dhe e ka dërguar në spital pa shenja jete. Daja i 3-vjeçarit në një prononcim për media, tha se djali kishte një shenjë në fyt dhe kërkoi drejtësi për nipin./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 09:32