Nga muret e Vatikanit, e deri në sheshin e Shën Pjetrit , turmat e besimtarëve, turistëve dhe njerëzve nuk rreshtin për t’i bërë homazhe papa Françeskut.
Turma, e përbërë nga fëmijë, të moshuar, njerëz të të gjitha moshave, strehohen nga dielli që alternohet me shiun me çadra dhe kapele dhe presin radhën e tyre në mënyrë të rregullt, duke ndjekur udhëzimet e vullnetarëve që rregullojnë hyrjen.
”Deri në orën 12:00, 150 000 njerëz i kishin bërë homazhe trupit të Papa Françeskut’’, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni. Shumë prej tyre mendojnë të marrin pjesë edhe nesër në funeralin e Papës.
“Erdhëm këtu nga Bolonja. Nesër do të presim të shohim arkivolin e Papës në Koloseu për udhëtimin e fundit. Jemi këtu për funeralin e një personi të rëndësishëm», shton Antonio, një besimtar i pikëlluar.
Mesatarisht, sipas vullnetarëve të shumtë të Mbrojtjes Civile për momentin duhen pothuajse dy orë radhë për t’i bërë homazh papa Bergoglios.