Varrezat kthehen në “pazar” droge, arrestohen dy shqiptarët që shisnin “të bardhë”

Karabinierët arrestuan dy shtetas shqiptarë të moshës 45 dhe 29 vjeç, të dy banues në Scandiano , pasi i ndaluan në makinën e tyre me 5 doza kokainë të paketuara, gati për t’u shitur.

Kontrolli u shkaktua pasi ushtarakët dyshuan për vajtje-ardhjet pranë varrezave të Scandianos ku sipas të gjitha gjasave klientët, pasi kishin caktuar takime me telefon, do t’i takonin.

Mbrëmjen tjetër, pas procedurave të identifikimit, karabinierët, duke konstatuar një nervozizëm të dyshuar nga personat e përfshirë drejtpërdrejt, zgjodhën të thellojnë kontrollet që kulmuan me kontrollin personal të të dyve të shtrirë edhe në automjet.

Pas këtyre hetimeve, të dyve iu gjetën 5 doza kokainë me një peshë të vogël gram secila, tashmë të paketuara dhe gati për shitje, si dhe shuma në para në dorë prej 800 euro.

Karabierierët zgjeruan kontrollin në shtëpinë e të dyve, duke gjetur 3500 euro shtesë të mbështjellë në me shënime të shkruara të konsideruara të rëndësishme nga pikëpamja hetimore, pasi ato janë të lidhura me një aktivitet të supozuar tregtar./albeu.com


Shtuar 3.11.2022 16:59