Varianti Omicron: Cila është simptoma e lëkurës që duhet të keni kujdes

Nga të dhënat që janë bërë të njohura deri më tani, simptomat e mutacionit të Omicronit janë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme,  pra temperatura dhe kolla e rëndë,  ndërsa të sëmurët mund të kenë një humbje të përkohshme të shijes apo edhe të nuhatjes.

Sipas “Mirror”, ka dhe simptoma të tjera që tregojnë nëse jeni infektuar me Omicron. Ato kanë të bëjnë me lëkurën.

Kruajtja e lëkurës, shpesh në pëllëmbë dhe shputa duke krijuar gunga ose lloji i dytë që ka të bëjë me skuqje në bërryla, gjunjë dhe mbi duar ose këmbë. Ky skuqje mund të vazhdojë për ditë apo edhe javë, ndryshe nga i pari që largohet shpejt, por mund të rishfaqet.

Një tjetër simptomë, e cila është më e rralla, është vërejtur te pacientët e rinj. Është një ënjtje në gishtat e duarve dhe këmbëve. Zakonisht merr formën e gungave të kuqe ose vjollcë që shkaktojnë dhimbje.

Sipas studimeve shkencore, simptomat e lëkurës mund të shfaqen edhe kur nuk ka simptoma të tjera të lidhura me koronavirusin./albeu.com

 


Shtuar 28.12.2021 17:50