Varianti i ri i COVID-19, Italia dhe Britania mbyllin kufijtë

Qeveria italiane ka marrë masa paraprake për ndalimin e përhapjes së variantit të ri të Covid-19 që është zbuluar në Afrikën e Jugut.

Mutacioni ka shkaktuar alarm në botë, kështu ministri i shëndetësisë në Itali Roberto Speranza, mëngjesin e sotëm nënshkroi një urdhër të ri që ndalon hyrjen e personave që kanë vizituar 14 ditë e fundit Lesoton, Botsvanën, Zimbabvet, Mozambikun, Namibi dhe Eswatinin.

Italia është vendi i parë evropian që mbyll kufijtë e saj. Bashkimi Evropian do të propozojë aktivizimin e “frenave emergjente” për fluturimet nga rajoni Afrikës së Jugut. Masa të ngjashme janë marrë në Izrael dhe në Britaninë e Madhe ./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 11:07