Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, para fillimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Romë, tha se do të diskutohet për përshpejtimin e procesit integrues në mjedisin e ri të sigurisë.
Varhelyi po merr pjesë në konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Zëvendëskryeministri Italian Antonio Tajani së bashku me Presidencën suedeze të BE-së.
“Zgjerimi është një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian për forcimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Varhelyi në rrjetin e tij social Twitter.
#Rome– Attending WB Foreign Ministerial conference org. by DPM @Antonio_Tajani together w/ ?? Presidency
▶️We’ll discuss how to speed up the integration process in the new security environment.
Enlargement is one of EU’s top priorities to strengthen peace, security & prosperity. pic.twitter.com/rPqjXMn70E— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 3, 2023