Vapë dhe vranësira, moti nuk po e ndan dot mendjen

Por duke ju afruar mesditës dhe orët vijuese do të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët në zonat perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 27°C maksimumi.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 40 km/h në brigjet Jugore dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë paradites. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në skajin verior dhe Perëndimor megjithatë reshjet do jenë të papërfillshme.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i masave ajrore të kthjellëta mbi territorin e MV duke kushtëzuar kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave por pa rrezikuar reshje.

Rajoni dhe Europa

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta do të dominojë Rajonin e Mesdheut , ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Gadishullin Iberik dhe Brigjet Greke. Ndërsa vranësira dhe reshje shiu do ketë Europa Veriore, pjesërisht ajo Qendrore dhe Rajoni Lindor i Kontinentit

 


Shtuar 6.05.2021 08:07