Pickimet nga insektetet dhe gjarpërinjtë shtohen ndjeshëm me rritjen e temperaturave. Ne vendin tonë në Fier gjatë ditëve të fundit janë paraqitur 10 raste të sulmeve nga insektetet dhe zvarranikët.
Katër persona janë pickuar nga merimanga e zezë dhe gjashtë prej gjarpërinjve dhe nepërkave. Sipas mjekut toksikolog Lulëzim Banushaj rastet kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët ne këtë periudhe janë te ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.
Për fat të mirë të gjithë i kanë shpëtuar rrezikut të vdekjes. Por çfarë duhet të bëjëmë në rast se na pickon një zvarranik?
-Thirrni menjëherë një ambulancë
Ju duhet ta trajtoni çdo pickim gjarpri si një emergjencë, pavarësisht nëse mendoni se gjarpri ishte helmues apo jo. Shumë gjarpërinj duken të ngjashëm dhe nuk i kushtoni vëmendjen e duhur.
-Mos u frikësoni dhe mos lëvizni
Nëse nuk lëvizni pas kafshimit të gjarprit mund të ngadalësoni përhapjen e helmit në trup. Nëse jeni kafshuar nga një gjarpër helmues, qëndrimi i palëvizshëm mund t’ju shpëtojë jetën.
-Mos u përpiqni të lokalizoni, kapni, lëndoni ose vrisni gjarprin për të përcaktuar llojin e tij.
Kini parasysh se nëse është helmues, brenda një kohe të shkurtër zona shfaq ënjtje lokale, gjithashtu mund të shfaqni të vjella ose djersitje. Në fazat e mëvonshme, mund të shfaqen edhe përgjumje, dobësi muskulore ose aritmi.
-Mbulojeni me fashë pjesën ku ju ka kafshuar gjarpri
Aplikimi i një fashë presioni mund të ndalojë lëvizjen e helmit nëpër sistemin tuaj limfatik. KUJDES, megjithatë, mos e lidhni shumë fort, pasi gjaku duhet të qarkullojë brenda arterieve.
-Mos aplikoni akull në vendin e pickimit.
Mund të shkaktoni më shumë dëme.
Ka mbi 3500 lloje gjarpërinjsh, por vetëm rreth 200 janë helmues. Për fat të mirë, vetëm më pak se 10% vdesin. Kur gjarpërinjtë helmues kafshojnë një person, ata lënë disa helm në trupin e tij. Ky helm zakonisht ndërhyn në nerva, duke bërë që personi të ndalojë frymëmarrjen, por gjithashtu mund të shkaktojë shkatërrim të qelizave dhe çrregullime të koagulimit të gjakut./albeu.com/