Temperaturat e larta, përveçse na vështirësojnë jetën e përditshme, gjithashtu paraqesin dhe rrezik për shëndetin.
Ja disa këshilla sesi të freskoheni në temperaturat e verës.
Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet.
Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësisë, kujdesin më të madh e kërkojnë fëmijët. Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia.
Larja në det, ose pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin, i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup.
Delikatë janë edhe të moshuarit, pasi ata vuajnë nga më shumë sëmundje. Edhe disa medikamente mund të rrisin rrezikun për t’u sëmurë nga i nxehti.
Në rast temperaturash të larta këshillohet të shmangen aktivitetet e lodhshme. E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje. Veçanërisht për të moshuarit vlen: pini edhe atëherë kur nuk keni etje.
Këshillohet gjithashtu, një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që pengon rrezet e forta të diellit.