Rreth 22 milion italianë raportohet se kanë zgjedhur të punojnë gjatë muajit gusht.
Kjo pasi muaji gusht është tradicionalisht periudha e pushimeve për qytetarët italianë e pas një krize pandemike që kushtëzoji lëvizjen, italianët i janë kthyer pasionit të udhëtimeve e argëtimit.
Pas një viti pune janë 22 milionë italianë që kanë zgjedhur të pushojnë gjatë muajit gusht me një rritje me 4 % në krahasim me gushtin e 2021, e me destinacion bregdetin apo malin.
Shumica e italianëve kanë preferuar të pushojnë në një zonë turistike kombëtare, ndërsa 1 në 4 italianë, që ka vendosur të pushojnë këtë muaj, do të udhëtojnë jashtë kufirit.
Rreth 53 % e italianëve pushues, do të pushojnë më pak se 1 javë, ndërsa 1 italianë në 3 (rreth 30%) do të pushojnë nga 1 deri në 2 javë.
Ndërsa më fatlumët, që janë një përqindje mjaft e ulët , rreth 3%, do të pushojnë rreth 1 muaj.
Viti 2022 ka shënuar një rritje dhe të turizmit enogastronomik, që përfaqëson një treg të privilegjuar për vlerësimin e zhvillimit të territoreve të caktiara por dhe për tregtimin e specialiteteve të caktuara agro ushqimore “Made in Italy”.