Valbona Mhilli në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një lajm të trishtë: ajo ka humbur një njeri të shtrejtë.

Moderatorja njoftoi se gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe ikja e saj i ‘theu zemrën sërish’. Valbona ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku gjyshja shfaqet e shtrirë në krevat dhe pranë saj qëndron bashkëshorti.

Mhilli shkruan se ata të dy kanë qenë shembulli që dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk vdes kurrë. Gjithashtu ajo shton se ngushëllimi i vetëm për këtë humbje, është se tani ajo është bashkë me babain e saj.

“Nuk kam besuar te dashuria, por ju të dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk vdes kurrë. Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti. Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan Valbona


Shtuar 6.11.2025 14:50