Vala Omicron duket më e butë, por frika nga ky variant mbetet

Vala e Omicron duket të jetë më e butë sipas studimeve paraprake të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, raporton albeu.com.

Dëshmitarë të hershëm, tregojnë se më pak njerëz kanë nevojë për trajtim spitalor sesa variantet e tjera, dhe këto vlerësime variojnë nga 30-70%.

Pavarësisht se Omicron paraqitet i butë, shqetësimet mbeten pasi ekziston frika se spitalet mund të mbingarkohen. Një kuptim më i thellë i ashpërsisë së Omicron do t’i ndihmojë vendet të vendosin se si t’i përgjigjen virusit.

Studiuesit thanë se ata po shihnin një reduktim afërsisht 2/3 në numrin e atyre që kishin nevojë për kujdes spitalor, por kishte shumë pak raste dhe pak të moshuar të rrezikuar në studim.

Varianti Omicron po përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe një numër i madh i rasteve mund të fshijë çdo përfitim nga të qenit më i butë./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 07:32