Vaksina Pfizer 100% efektive te fëmijët 12-15 vjeç

Pfizer Inc njoftoi sot se vaksina kundër Covid-19 ka dhënë mbrojtje të fortë afatgjatë kundër virusit në mesin e adoleshentëve të moshës 12-15 vjet.

Sipas një studimi, dy doza të vaksinës ishin 100% efektive kundër Covid-19 kur efektiviteti i tyre u mat nga shtatë ditë në më shumë se katër muaj pas dozës së dytë, tha kompania.

Të dhënat afatgjata mbështesin kërkesat për miratim të plotë nga rregullatorët e vaksinave për këtë grupmoshë në SHBA dhe në mbarë botën.

Pfizer dhe BioNTech do të kërkojnë miratimin për një dozë 30 mikrogramë të vaksinës për personat 12 vjeç e lart.

Vaksina u miratua në maj në SHBA, nga FDA për përdorim të jashtëzakonshme në personat e moshës 12-15 dhe në gusht u miratua plotësisht për përdorim në njerëzit e moshës 16 dhe mbi./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 14:31