Sanksionet të shumta janë marrë ndaj individëve gjatë luftës në Ukrainë, nga vende të ndryshme. Dhe, së fundmi, në Ukrainë, është miratuar një paketë e re kundër 99 individëve dhe 178 personave juridikë nga Rusia dhe Bjellorusia.
Paketa përfshin masa kundër vajzave të presidentit rus Vladimir Putin.
Të lidhura
None found
Paketa synon gjithashtu ndërmarrjet ruse të mbrojtjes dhe zyrtarët e bankave qendrore ruse dhe bjelloruse. Kjo u njoftua nga Ministria e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht të Ukrainës.
Lista e sanksioneve përfshin kompani dhe organizata që ndihmojnë në mënyrë indirekte përpjekjet e luftës ruse, siç janë disa furnizues të mikroelektronikës./albeu.com
