Vajza 19-vjeçare mbeti e bllokuar brenda banesës së përfshirë nga flakët, “shqiponjat’ e shpëtojnë, si është gjendja e saj (EMRI)

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Sali Nivica”, ku 19-vjeçarja pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesën që po digjej.

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19- vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim.

19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.


Shtuar 17.09.2024 12:38