Myrto Uzuni po kalon një formë mjaft të mirë sportive, duke qenë protagonist apbsolut për skuadrën e tij Granada në La Liga 2.
Uzuni ka dhënë një asis për shokun e tij të skuadrës në minutat e fundit përballë Malagës, i cili realizoi me portën thuajse të boshatisur.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hodhi një top mjaft të bukur në zonë për shokun e tij Serxhio Ruiz, që mjaftonte për të shtyrë në rrjetë topin në minutën e 92′.
Me këtë fitore të rëndësishme Granada vazhdon të jetë në zonën “playoff” për t’u ngjitur në La Liga, ndërsa Uzuni vazhdon të tregojë se është një nga lojtarët e momentin në kampionat.