Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin  H. K., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  ish bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu një tjetër person është arrestuar pasi ka drejtuar motorin pa leje drejtimi. Ai kishte humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë ishte plagosur bashkë me pasagjerin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  H. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  ish bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjeri, shtetasi G. P., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.06.2021 10:54