Ushtria izraelite ka rrethur Gazën, Sekretari Amerikan mbërrin në Tel Aviv

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael ku pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite. Blinken po bën vizitën e tij të dytë në Izrael që kur Hamasi nisi një seri sulmesh vdekjeprurëse në vend më 7 tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza.

Vizita e tij do të fokusohet te masat për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës.

Përpara largimit të tij, Blinken tha se do të kërkonte “masa konkrete” nga Izraeli për të siguruar që dëmtimi i civilëve palestinezë të reduktohej, pasi presidenti i

SHBA-së Joe Biden bëri thirrje për pauza humanitare në konflikt. Blinken do të zhvillojë bisedime edhe në Jordani.

Kjo vjen pasi Izraeli tha të enjten në mbrëmje se ushtria e tij kishte rrethuar plotësisht qytetin e Gazës dhe ishte duke u përfshirë në beteja ballë për ballë me luftëtarët e Hamasit.


Shtuar 3.11.2023 09:19