Ushtria dhe FNSH blindon Rinasin, asnjë punëtor nuk lejohet të futet në ndërtesë

Ushtria ka marrë në dorë aeroportin e Rinasit.

Burimet bëjnë me dije se aeroporti “Nënë Tereza” ka ka mbyllur dyert duke mos lejuar të futen brenda as kontrollorët e turnit të 3-të.

Mësohet e punonjësit ishin paraqitur për tu futur në punë dhe nuk janë lejuar të futen brenda nga ushtria dhe FNSH.

Rikujtojmë se ushtria dhe FNSH u dërguan pranë aeroportit për t’a marrë nën kontroll pasi punonjësit nuk pranonin të punonin por as edhe të largoheshin nga ndërtesa. /albeu.com/

 


Shtuar 7.04.2021 09:04