Një ushtar ukrainas në qytetin e kontestuar lindor të Soledar përshkroi një situatë të rëndë për CNN të enjten në mbrëmje, duke thënë se ata janë të braktisur.
“Ne u përpoqëm të tërhiqemi, por Orkët [rusët] janë tashmë atje. Nëse nuk ka urdhër për t’u tërhequr sot, me shumë mundësi nuk do të kemi kohë të largohemi”, tha ai për CNN përmes telefonit.
“Na u tha se do të tërhiqemi. Dhe tani thjesht jemi të braktisur”, tha ai.
Ai tha se ushtarëve u kishte mbaruar ushqimi, uji dhe se kishin ushtarë të plagosur. Ai tha se kishin ende pak municion.
“Evakuimi i fundit ishte tre ditë më parë. Urdhëri ishte që të mbahej deri në fund. Duke gjykuar nga tingujt e betejës, fqinjët tanë [njësitë e tjera] ose u tërhoqën ose u urdhëruan të tërhiqeshin. Na thanë të durojmë”, tregoi ushtari.
“Ne mbajmë për aq kohë sa të mundemi. Por çdokush mund të lodhet dhe të arrijë kufirin përfundimisht. Është e pamundur të mbash vetëm një moral të lartë për kaq gjatë”, shtoi ai.
Brigada e 46-të Ajrore e Ukrainës pohoi të enjten se ishte duke kryer kundërsulme në qytet.
“Pas disa ditësh tërheqjeje, ne kemi bërë edhe një përparim të vogël. Stacioni hekurudhor është i yni. Miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina”, tha njësia në Telegram /albeu.com